• 1
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10

U hap panairi “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”

1 gusht 2019, në e Komunën e Vitisë- u mbajt panairi i IX-të me radhë “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”.
Ky aktivitet organizohet nga Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatat IKC (Iniciative for Kosovo Community) .

Panairi ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të promovojë ndërmarrjet vendore dhe ndërmarrësin, si dhe në krijimin e ndërmarrjeve të reja e sidomos tek femrat. Ky Panair i prodhimeve vendore, gjithashtu ka për synim që të forcojë bashkëpunimin dhe të rris partneritetin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve komunale.

Gjatë hapjes së këtij panairi kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili tha se komuna e Vitisë njihet si rajoni i kultivimit të vlerave tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet në prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtarie, pemëtaria, perim-kultura, bletaria, blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore. Ai më tej theksoi se qëllimi i këtij panairi, është ruajtja dhe promovimi i prodhimeve tradicionale, si dhe fuqizimi I fermerëve dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Anamoravës. Në Gjithashtu për rendësin e organizimit të Panairit por edhe promovimit të prodhimeve, foli drejtori i Departamentit të këshillimoreve për bujqësi dhe zhvillim rural Hysni Thaqi, Fjolla Raifi menaxhere e projektit ReLOaD, si dhe Fadile Demelezi nga GLV e Vitisë. Pjesëmarrësit dhe prodhuesit e këtij panairi, prezantuan prodhimet e tyre nga sektori i bujqësisë, industrisë ushqimore, bletari, kopshtari, artizanale etj. Panairi do të jetë I hapur sot dhe nesër me 2 gusht.

https://www.facebook.com/GLV-Vitia-1735868693365321/