Rrjeti për Zhvillim Rural të Kosovës:

Rrjeti për Zhvillim Rural të Kosovës është themeluar në vitin 2009 dhe është regjistruar në Ministrinë e Administratës publike me statutin e OJQ.

Rrjeti është i themeluar nga Grupet lokale të veprimit (GLV) dhe MBPZHR,  në formë të një Organizate joqeveritare;

Pra, RZHRK-ja është shoqatë joqeveritare, jofitimprurëse, e cila përfaqëson dhe koordinon punën e anëtarëve të saj, në kuadër të fushëveprimit të Viseve Lokale Rurale. Si e tillë, Synim i saj i është të bashkojë organizatat ekzistuese publike dhe private të përcaktuara në Kosovë për të promovuar zhvillimin e ekonomisë lokale, për të shtuar të ardhurat për individët dhe ndërmarrjet, shtuar punësimin në nivelin lokal, mbrojtur dhe shtuar vlerën trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore dhe për të ndërmarrë dhe mbështetur çfarëdo veprimi tjetër i cili synon menaxhim më të mirë të viseve rurale brenda territorit të Kosovës.

  • Anëtarët e rregullt të kuvendit RRZHRK janë përfaqësuesit e GLV-ve të themeluara dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
  • Kuvendi i Përgjithshëm përbëhet prej 30 anëtarëve.
  • Kuvendi i përgjithshëm ka përzgjedhur  Bordin e Drejtorëve prej 7 anëtarëve, ku një anëtar i bordit është përfaqësues i MBPZHR-ës.
  • Bordi ka zgjedh Këshillin Ekzekutiv të përbërë prej Kryetarit, Arkëtarit dhe Sekretarit.

 

 

Objektiva e përgjithshme e RRZHRK

Të përkrah, në nivelin lokal, identifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e politikave rurale të favorshme, koherente dhe të sakta (si masa 303 qasjes LEADER)

 

Objektivat specifike të RRZHRK

  • Të përkrah GLV-të e themeluara
  • Të përkrah themelimin e GLV-ve të reja
  • Të forcoj lidhjet midis GLV-ve dhe Ministrive
  • Të themeloj lidhje efektive midis akterëve brenda dhe jashtë Kosovës

 

Veprimet që zbaton RRZHRK

  1. Trajnimi
  2. Lobimi
  3. Përkrahja teknike e GLV-ve dhe aktorëve tjerë
  4. Bashkëpunimi brenda Kosovës
  5. Bashkëpunimi jashtë Kosovës
  6. Komunikimi
  7. Studimet dhe Anketimet
  8. Qendra e resurseve

 

Realizimin e veprimeve të cekura më lart RRZHRK e bën  si më poshtë:

 

    • Përfaqësimi zyrtar i GLV-ve në çfarëdo niveli të përshtatshëm qendror
    • Partneriteti për të zhvilluar një program për përkrahje kombëtare të viseve rurale, përfshirë synimet, veprimet, akterët, përgjegjësitë, oraret, financat etj.
    • Ndihmë teknike për përcjellje të afërt të zhvillimit të programeve të BE-së dhe donatorëve ndërkombëtarë
    • Freskimi i strategjive
    • Përkrahja e kampanjave informative lokale: rrjetëzimi i qasjes LEADER në nivel të fshatit
    • Rrjetëzimi: shkëmbimi i ideve, zgjidhjeve, pyetjeve, resurseve
    • Puna në grupe tematike të Ekspertëve Lokal dhe Komisionit të RZHR-së
    • Rrjeti i Internetit
    • Partneriteti me rrjetin LEADER të BE-së
    • Përkrahje teknike për partneritetet dhe binjakëzimi me GLV-të e BE-së
    • Përkrahje teknike për intershipe jashtë vendit
    • Organizimi i ngjarjeve dhe takimeve lokale dhe kombëtare
    • Pjesëmarrje në ngjarjet dhe seminaret e BE-së
    • Botimet: web-faqet, fletëpalosjet, dokumentet
    • Partneritetet me mediet (p.sh transmetimet e rregullta, shtypi ditor, transmetimet tematike)
    • Identifikimi dhe rangimi i temave
    • Përgatitja e studimeve dhe programeve
    • Zbatimi i studimeve dhe anketimeve